Në poliklinikën e vënë në shërbim rreth dy muaj më parë, mbahen programe trajnimi që nënat dhe nënat kandidate të rrisin individë të shëndetshëm, transmeton Kosova Post.
Në poliklinikën e përshtatjes nënë-foshnje e cila hyri në shërbim për herë të parë rreth dy muaj më parë në rajonin Jarabulus që u pastrua nga terrorizmi me operacionin “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë u trajnuan 694 gra mbi rëndësinë e qumështit të gjirit të nënës dhe rreth teknikave të drejta të ushqyerjes me gji.
Në spitalin Jarabulus i cili ndodhet në qendër të rajonit që u pastrua nga terrorizmi me operacionin “Mburoja e Eufratit” me mbështetjen e Turqisë u vendos në shërbim poliklinika e parë për përshtatjen nënë-foshnje.
Në poliklinikën e vënë në shërbim rreth dy muaj më parë, mbahen programe trajnimi që nënat dhe nënat kandidate të rrisin individë të shëndetshëm.
Nga trajnimet ku u shpjegua rëndësia e qumështit të nënës dhe teknikat e ushqyerjes me gji, kanë përfituar deri më tani 694 gra.
Me trajnimet e dhëna foshnjat mund të ushqehen më lehtë, mund të kryhen lindje në mjedise të shëndetshme si dhe të pengohen sëmundje të tilla si dalja e kokës së femurit (kocka e kofshës), pamjaftueshmëria e frymëmarrjes dhe verdhëza.
Është vërejtur se trajnimet e ofruara në Njësinë e Kujdesit për të Sapolindurit në spitalin Jarabulus kanë qenë të dobishme pasi kapaciteti 80 për qind i shtrimeve të regjistruara vitin e kaluar është përgjysmuar në dy muajt e fundit.
– Ka rënë norma e sëmundjeve të lidhura me kequshqyerjen
Kryeinfermierja Hasret Yıldızoğlu, këshilltare e ndihmës humanitare në spitalin Jarabulus në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli lidhur me trajnimet në poliklinikën e cila ka hyrë në shërbim në rajonin ku jetojnë dhjetëra mijëra civilë.
“Poliklinika e përshtatjes nënë-foshnje u hap dy muaj më parë në spitalin Jarabulus. Gjatë kësaj periudhe u dhanë trajnime mbi rëndësinë e qumështit të nënës dhe teknikave për ushqyerjen me gji. Këtu u kryen ekzaminimet e syve për 295 foshnje dhe në lidhje me daljen e kokës së femurit (kocka e kofshës) për 403 foshnje”, deklaroi Yıldızoğlu.
Ajo tha se në vitin 2020 në njësinë e kujdesit intensiv 6 nga 8 foshnja ishin të shtruar për sëmundje të lidhura me kequshqyerjen dhe se në dy muajt e fundit kjo normë është përgjysmuar.
“Objektivi ynë është ta bëjmë zero këtë normë. Me trajnimet që ofrojmë në poliklinikën tonë synojmë që ta bëjmë zero edhe normën e lindjes në shtëpi”, theksoi Yıldızoğlu.
– Shërbimi poliklinik në 21 degë
Spitali Jarabulus i cili është objekti i parë i hapur në rajon me operacionin “Mburoja e Eufratit”, hyri në shërbim më 26 shtator të vitit 2016.
Në ndërtesën e shndërruar në spital pas rinovimit në ndërtesën e një ish-shkolle me një kapacitet prej 75 shtretërish ofrohet shërbim me 3 salla operacioni, shërbim dialize me kapacitet prej 10 pajisjesh, një sallë lindjeje, shërbim i kujdesit intensiv me 8 shtretër, 8 inkubatorë si dhe shërbimi poliklinik në 21 degë.