Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, ka vënë alarmin për rrezikun nga zjarri, raporton Kosova Post.
Ai e ka specifikuar vendndodhjen e vatrave të zjarrit, duke thënë se ato kanë shpërthyer pranë zonës industriale në Shirokë.
“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha” – ka shruar ai.
Kosova post para pak minutash raportoi se tymi e zjarri, është parë fare pranë zonave të banimit, në hyrje të Prizrenit.