Anija luftarake amerikane antiraketore “Labun”,ka marrë drejtimin e Detit Mesdhe pasi përfunoi patrullimin në Detin e Zi, transmeton Kosova Post.
Kjo u bë e ditur nga vetë zyrtarët e Flotaës 6-të, të Marinës Amerikane në Twitter.
“Anija luftarake Amerikane ‘Labun’ u drejtua në jug – duke kaluar nga Deti i Zi në Detin Mesdhe, pas përfundimit të patrullimit, në mbështetje të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Detin e Zi”, thuhet në deklaratë.
Më herët, u njoftua se Anija luftarake antiraketore amerikane lundroi në Detin e Zi më 11 qershor. Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se Flota e Detit të Zi po monitoron lëvizjet e saj./Kosova Post/
BREAKING: 🇺🇸 #USSLaboon begins southbound transit from the #BlackSea to the #MediterraneanSea after completing maritime patrols in support of @NATO allies and partners in the Black Sea! pic.twitter.com/C4EjYv0wJY
— U.S. Naval Forces Europe-Africa/U.S. Sixth Fleet (@USNavyEurope) June 25, 2021