Meqenëse natën e ndërrimit të vitit nuk mungojnë edhe gjuajtjet me armë, nuk munguan as edhe pasojat nga këto të shtëna.
Kështu si pasojë e kësaj, në dy raste të ndara në Prishtinë qytetarët janë rrezikuar nga kjo, shkruan lajmi.net.
Një rast ka ndodhur në rrugën Ahmet Gashi, ndërsa tjetri në rrugën Bedri Shala ku veturat e dy qytetarëve janë dëmtuar nga predhat e plumbave qorr.
“Rr. Ahmet Gashi, Prishtinë 01-02.01.2022 – 14:40-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga ‘festimet’ gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”.
Poashtu sipas njoftimit të policisë rast i ngjashëm, ka ndodhur edhe në rrugën Bedri Shala në Prishtinë, ku vetura e një qytetari dëmtohet nga një predhë.
“Rr. Bedri Shala, Prishtinë 01-02.01.2022 – 18:00-15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga’ festime’t gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.