Rreziku që po i kanosë shqiptarët, apo, një re e murrme që po qëndron mbi kokat tona!

Shkruan: Dr. Mustafa Bajrami

Polarizimet enorme mbi baza fetare, e sidomos animet up-normale kah vendet e huaja tek shqiptarët kanë marrë përmasa të atilla sa krijohet përshtypja se ata kanë humbur sensin e dashurisë ndaj vetvetes, ndaj asaj fryme që një komb e bënë të jetë vetvetja. Sidomos ne në Kosovë jemi duke rrëshqitur drejtë shpërbërjes së shpirtit nacional dhe të frymës kombëtare.

Bazuar në atë që po e shohim, bindshëm besoj se shqiptarët nuk duhet të vonohen më shumë në krijimin e një frymë (të re) e cila do të na kthente kah vetvetja e të na bënte të ndjehemi krenar me vetveten. A e shihni, atë që të tjerët e ruajnë me kujdes dhe e kultivojnë me krenari, ne e shpërfillim, ndërsa atë e cila të tjerët i bënë që ne t’u marrim lakmi, ne e nëpërkëmbim deri në ekstrem.

Inferioriteti ndaj tonës e sidomos animi në mënyrë mazohiste kah e huaja janë dy shenjat më serioze të zbehjes deri në kufijtë e rrezikshmërisë të asaj që i thuhet “Unë”…!
Qeveria në ardhje e Kosovës këtë problem evident dhe të rrezikshëm duhet ta marrë me shumë seriozitet…!

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Minat në Kosovën morën jetën e 177 personave, u lënduan rëndë 500 të tjerë

177 njerëz kanë vdekur, si pasojë e shpërthimit