Aeroplani luftarak i Forcave Ajrore Rumune MiG-21 u rrëzua pranë portit të Konstancës në Detin e Zi, konfirmoi Ministria Rumune e Mbrojtjes.
Ai u zhduk nga radari 13 minuta pasi u ngrit nga baza ajrore Mihail Kogalniceanu dhe po patrullonte mbi Dobrogea.
Banorët e zonës raportuan në polici se dëgjuan një zhurmë dhe më pas vunë re një zjarrë në tokë.
Më pak se një orë pasi “Lancer” u zhduk nga radari, Ministria e Mbrojtjes rumune njoftoi se kishte ndodhur një tjetër aksident.
Helikopteri IAR 303 Puma, i cili ishte në kërkim të MiG-ut të zhdukur, humbi kontaktin me kullën e kontrollit pasi piloti raportoi se dukshmëria ishte e dobët.
Aeroplani, i cili bartte pesë persona, u rrëzua pasi u urdhërua të kthehej në bazë. /Telegrafi