Sipas lajmeve të AA, kjo ka ndodhur më 20 nëntor në qytetin Kai, ku qytetarët e Burkina Fasos i kanë bllokuar rrugën një autokolone logjistike ushtarake franceze që kalonte nëpër vendin e tyre për të shkuar nga Bregu i Fildishtë në Niger.
Duke dyshuar se ushtria franceze po mbështeste terroristët, mijëra banorë të Kai formuan mburoja njerëzore në kalimin e autokolonës së logjistikës ushtarake.
Ushtarët francezë, të cilët nuk u lejuan të kalonin, u strehuan në një parking me mure dhe filluan të sulmonin njerëzit që shqetësoheshin nga prania e ushtarëve të huaj në territorin e tyre.
Ndërkohë, një djalë qëlloi me llastikun e tij një dron të ushtrisë franceze, i cili fluturoi mbi protestuesit dhe nxiti reagimet e tyre.
Ndërkohë që droni i rrëzuar u copëtua nga turma e zemëruar, ‘rrëmbyesi’ i vogël befas u bë heroi kombëtar i Burkina Fasos./KosovaPost/