Gjatë stërvitjes u rrëzua helikopteri ushtarak i ushtrisë së Azerbajxhanit, ku raportohet se ka të vdekur dhe të plagosur, transmeton Kosova Post.
Një helikopter ushtarak që i përkiste Shtetit të Azerbajxhanit u rrëzua mëngjesin e sotëm teksa po kryente fluturime stërvitore në hapësirën ajrore Garaheybat në rajonin Khizi.
Sipas njoftimit të Shërbimit Kufitar Shtetëror të Azerbegjanit, si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shumë persona dhe ka shumë të lënduar.
“Sot, në orën 10:40, një helikopter ushtarak i Kufirit Shtetëror, në Khizr ra gjatë fluturimeve stërvitore” . Në vendngjarje ndodhen Komanda e Shërbimit Kufitar Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Lidhur me ngjarjen po zhvillohet një hetim i përbashkët.