Dy persona janë rrahur mes vete dje në Prishtinë në orën e fundit të ndrrimit të moteve, përcjell Kosova Post.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 31.12.2020 – 00:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, janë rrahur mes veti. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.