Kristofer Hill, ambasadori i amerikan në Beograd njeh jashtëzakonisht mirë rrethanat në Ballkan dhe është njeriu që asokohe morri pjesë në bisedimet që paraprin bombardimin e NATO-së ndaj SRJ, por edhe bisedimet që sollën marrëveshjen e Dejtonit, shkruan “Kurir”.
Pikërisht këto numërohen si arsyet kryesore që presidenti amerikan Joe Biden ka nominuar për ambasador diplomatin amerikan Hill, ka theksuar Shtëpia e Bardhë.
Kristofer Hill ishte i dërguari amerikan gjatë viteve 1998 dhe 1999 dhe përveç pjesëmarrjes në bisedimet e zhvilluara në Rambuje, që i paraprin agresionit të NATO-së, aktivisht ka marr pjesë në bisedimet në mesin e viteve 90-ta që sollën Dejtonin dhe fundin e luftës në BeH.
Ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë me diplomatin amerikan Riçard Hollbruk, i cili në librin e tij e ka përshkruar si “ brilant, të patrembur dhe të përkushtuar në polemika”.
Lidhur me emërimin e tij dhe rolin që mund të luajë ardhja si i ambasador në Beograd e Hill, sipas diplomatit të karrierës Zoran Milivojeviç thotë se me këtë hap Biden dërgon porosi të qartë për rritjen e dinamikës në zgjidhjen e problemit të Kosovës.
“Fakti se dërgojnë diplomatin me përvojë që ka marr pjesë në ngjarje me rëndësi në këto hapësira është porosi e qartë se Amerika do ngritjen e dinamikës në raportet me Serbinë si dhe interesin e saj për regjionin, por edhe përforcimin e qasjes së raporteve të papërfunduar, para së gjithave në çështjen e Kosovës edhe BeH”, tha ai.
“Me ardhjen e tij si ambasador në regjion, Biden praktikisht po përmbyll ekipin në terren, duke pasur parasysh emërimin e mëhershëm të Metju Palmer për çështje specifike në BeH dhe vendosjen e Gabirel Eskobar si të dërguar për Ballkan”, shprehet Milivojeviç./Bota.sot