Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Çmimi maksimal i lejuar për naftën gjatë së mërkures është 1 euro e 72 centë.
Ky produkt do të shitet për 1 cent më lirë sesa një ditë më parë.
Kurse, benzina është 1 euro e 43 centë, apo një cent më shtrenjtë se çmimi paraprak i lejuar.
Derisa gazi sot do të shitet për 71 centë.