Me ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Ndërsjellë të Mbrojtjes Greko-Amerikane (MDCA) nga Parlamenti grek më 13 maj, SHBA-ja kanë fituar qasje në tre baza ushtarake në Greqi, përveç asaj që tashmë është e pranishme, transmeton Kosova Post.
Përveç bazës detare në gjirin Souda në Kretë, në të cilën SHBA-ja është e pranishme që nga viti 1969, MDCA do t’i mundësojë ushtrisë amerikane të përdorë kazermat Georgula në provincën qendrore të Greqisë, Volos, terrenin e trajnimit Litochoro dhe kazermat e ushtrisë në qytetin port verilindor Alexandroupoli.
Qeveria greke ka thënë se marrëveshja duhet parë si një tregues i ngritjes së rolit të Greqisë në Washington.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se prania në rritje e SHBA-së në Greqi mund të çojë në skenarë të padëshiruar në rajonin e Egjeut.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Ali Bakeer, asistent profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Katarit, argumentoi se përdorimi i Greqisë për të minuar Turqinë është një “strategji e vjetër dhe tipike” e disa fuqive perëndimore.
“Dislokimi i më shumë trupave amerikane në Greqi do të përçante pushtetin e NATO-s dhe vetëm do të inkurajojë Athinën të ndërmarrë politika të rrezikshme dhe të luajë rolin e ngatërrestarit më shpesh”, tha Bakeer.
Kjo do të ishte shumë e rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë rajonale pasi Athina mund të kapërcejë kufijtë, shtoi ai.
Bakeer, për më tepër, pretendon se nëse gjërat përshkallëzohen midis Athinës dhe Ankarasë, SHBA-ja nuk do të ndihmonte Greqinë, siç mund të besojnë gabimisht disa.
Duke folur për rëndësinë e Turqisë në arkitekturën e sigurisë transatlantike, ai nënvizoi se vendi, i cili për nga madhësia e forcave të armatosura radhitet e dyta në NATO pas SHBA-së, kohët e fundit ka dëshmuar vlerën dhe aftësitë e tij në Siri, Libi dhe Ukrainë.
Nga ana tjetër, Greqia është “ngatërrestar i vërtetë” i autoritetit të NATO-s në nivelet politike, financiare dhe ushtarake, pohoi Baker.
“Athina po e tërheq gjithnjë e më shumë NATO-n drejt problemeve të saj. Për shkak të Greqisë, BE-ja tani është e privuar nga një burim alternativ kritik ndaj naftës dhe gazit të Rusisë nga Mesdheu Lindor”, shtoi ai.
Ai argumentoi se Turqia duhet të jetë e vetëdijshme se prania më e madhe e SHBA-së në Greqi mund ta bëjë Athinën “më të pamatur”.
Në skenarin më të keq midis Athinës dhe Ankarasë, tha ai, SHBA-ja duhet të qëndrojë neutrale dhe të angazhohet për një armëpushim të menjëhershëm.
“Përndryshe, Greqia do ta shtyjë SHBA-në në një problem më të madh që do të pengojë kapacitetin e saj që të përballet me sfidat që paraqesin Rusia dhe Kina”, paralajmëroi ai.
Gjithashtu duke folur për AA, Kozan Erkan, ekspert i lartë i mbrojtjes dhe sigurisë, argumentoi se SHBA-ja ka anuar gjithnjë e më shumë kah Greqia, më shumë nën administrimin e Joe Biden.
“Zgjerimi i pranisë ushtarake të SHBA-së në Greqi, veçanërisht rreth Aleksandoupolit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë”, tha ai.
Erkan pohoi se dislokimi i SHBA-së në vend synon të pengojë Turqinë nga përgjigjja ndaj një sulmi të mundshëm nga Greqia.
SHBA-ja nuk do të përfshihej drejtpërdrejt në luftën midis vendeve, por bashkëpunimi i saj në rritje e sipër ushtarak dhe i sigurisë dhe vendosja e trupave në Greqi kontribuojnë në “qëndrimin gjithnjë e më provokues” të Athinës ndaj Ankarasë, tha ai.
Erkan vuri në dukje se programi i fundit i armatimit të Greqisë përfshin sisteme të mëdha të armëve sulmuese.
Pas avionëve Rafael, Greqia tani kërkon të blejë avionët luftarak Stealth F-35 që janë sisteme thjesht sulmuese, shpjegoi ai.
Një nga arsyet e zgjerimit të pranisë së SHBA-së në Greqi është “përmbajtja” e Turqisë, tha ai, duke shtuar se Washingtoni dëshiron një Turqi “më pak të pavarur” që do të funksiononte në përputhje me interesat amerikane.