Pas vendimit për pezullimin e taksës prej 5 eurove nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë shpërthyer kritikat në opinionin publik, shkruan Kosova Post.
Aktivisti dhe opinionisti Rron Gjinovci, ka kërkuar nga zëvendësministri Hysen Durmishi, që të jap dorëheqje, pasi, sipas tij, ky i fundit, nuk ka qenë i kujdesshëm para marrjes së vendimit.
“Ti nuk je aty për sy të zi, por me i lexu me kujdes të gjitha dokumentet. Kështuqë dorëheqje!” – ka shkruar Gjinofci.
Ai ia ka shpërndarë njoftimin Durmishit, duke ia komentuar vendimin për pezullim.
Ua kujtojmë që vendimi për taksim prej 5 eurosh, për veturat e regjistruara, u kritikua ashpër edhe nga partitë opozitare.