Pastrimi i rrugëve në Komunën e Prizrenit po vijon edhe tani. Sipas raportimeve nga përgjegjësit në terren bëhet e ditur se është intervenuar edhe në rrrugët e fshatrave që janë vlerësuar me gjendje më të vështirë për shkak të pozitës gjeografike, njofton Kosova Post.
Në krahasim me reshjet e papritura të dëborës në qendrën e thirrjeve “Alo, Komuna!”, sot ka pasur kërkesa minimale për ndërhyrje nga kompanitë kontraktuese.
Për të qenë shërbimi më efikas ndaj qytetarëve, Drejtoria e Shërbimeve Publike, përveç kompanive të kontraktuara nga Komuna, ka angazhuar edhe një tjetër kompani shtesë për përforcim në rajonin ku përgjegjëse është kompania “Ekoregjioni”.
Pas pastrimit të rrugëve kryesore dhe rrugëve të vlerësuara si më emergjente është duke vijuar pastrimi i rrugëve dytësore dhe i trotuareve./KosovaPost/.