Franca ka arritur të fitojë në sfidën delikate ndaj Gjermanisë, e cila përkoi dhe me debutimin e tyre në këtë “Euro 2020”.
“Gjelat” iu falën një autogoli të shënuar nga Hummels, në minutën e 20 të ndeshjes. Loja për hir të së vërtetës, ishte larg rendimetit të pritur, ndërsa gjatë saj, u shënuan episode të shumta. Një prej tyre, mediat e kanë nxjerrë në pah.
Është pikërisht momenti kur mbrojtëis gjerman Rudiger, kafshon pas shpine Pogban.
Ky moment nuk është shikuar nga arbitiri, pasi kujtojmë se në botërorin e 2014-ës, Luis Suarez, bëri të njëjtin veprim me Giorgi Chellinin, por asokohe, sulmuesi, u dënua rëndë nga UEFA.