Ish- presidenti i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar ish-presidentine parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, me rastin datëlindjes së tij të 77-të, transmeton Kosova Post.
Sipas Pacollit, Rugova ishte ai që i vuri themelet e shtetësisë së Kosovës dhe se do të mbahet mend përjetësish.
“Presidenti Rugova sot do ti mbushte 77 vite. Njeriu qe i dha gjithçka Kosovës dhe që i vuri themelet e shtetësisë, do të mbahet mend përjetësisht nga shoqëria jonë si njeri i urtë, jo hakmarrës, jo populist dhe me vizion të qartë për fuqizimin e vendit tonë. Do të kujtohesh përherë President!!” shkroi Pacolli në një postim në Facebook.