Andy Ruiz Jr ka thënë me bindje të plot se do të rikthehet sërish kampione bote në peshat e rënda.
Meksikani javën që shkoi humbi titullin e botës në boks, duke u mposhtur nga Anthony Jushua në revansh.
Ruiz humbi pas një vendimi unanim të gjyqtarëve.
“Do të kthehem më fortë. Do të jem edhe një herë kampion”, ka deklaruar Ruiz.
“Vlerësoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen nga fansat e mi të vërtetë. Unë i vlerësoj edhe “urrejtësit” dhe nuk mund të presim për t’ua dëshmuar edhe një herë të kundërtën. Kthehem në palestër. Le ta fillojmë këtë udhëtim”