Rukiqi premton hapjen e Zyrës Ekonomike të Kosovës në Greqi

Rukiqi premton hapjen e Zyrës Ekonomike të Kosovës në Greqi

Kosova mund të bëhet me Zyrë Ekonomike në Greqi, vend i cili nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije shefi i OEK-ut, Berat Rukiqi.

“Në takim me SEVE, Shoqatën më të madhe të bizneseve greke, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Greqinë dhe organizimin e forumeve biznesore të radhës, në mes dy vendeve. Në takim ishin edhe zyrtarët përgjegjës nga Qeveria greke, të cilët konfirmuan përkrahjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Se shpejti presim hapjen e Zyrës Ekonomike të Kosovës në Greqi, për të avancuar edhe me tutje bashkëpunimin ekonomik”, ka thënë Rukiqi.