Mediat rumune raportuan se Ministria rumune e Mbrojtjes bëri një kërkesë nga parlamenti për blerjen e 18 mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar, njofton Kosova Post.
Në lajm, duke theksuar se kërkohet miratimi i parlamentit pasi bëhet fjalë për një blerje prej rreth 300 milionë eurosh, po ashtu thuhet se nëse kjo miratohet do të nisin negociatat mes dy vendeve.
Në lajm thuhej gjithashtu se avioni pa pilot Bayraktar ishte kthyer në një “legjendë” në luftën e Ukrainës.
Ndërkaq, në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, theksohet se vlera e 18 mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar është afërsisht 300 milionë dollarë, si dhe do të blihen edhe paketa mbështetëse logjistike, pajisje speciale për stërvitje.
Në peticionin e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes në Parlamentin rumun, ceket se me blerjen e sistemeve të avionëve pa pilot Bayraktar TB2 synohet të zbatohen objektivat e aftësisë që i janë dhënë Rumanisë në procesin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s dhe se programi do të kontribuojë në arritjen e objektivave të transformimit të ushtrisë rumune deri në vitin 2040./KosovaPost/