Rusët granatojnë qytetin Zaporizhzhia, humbin jetën të paktën 17 civilë ukrainas

Gjatë granatimeve të mbrëmshme në qytetin ukrainas Zaporizhzhia, ka fëmijë të vrarë dhe të plagosur, kanë bërë të ditur nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

“Pushtuesit rusë gjatë natës në mënyrë cinike kanë sulmuar ndërtesat kolektive dhe infrastrukturën civile”, thuhet përbri videos së postuar në Facebook, duke theksuar se ka shumë të vrarë dhe plagosur, transmeton Telegrafi.

Më herët kryetari i Zaporizhzhia, Anatoli Kurtev, ka bërë të ditur se 17 persona janë vrarë gjatë sulmit të mbrëmshëm në këtë qytet.

Sipas rezultateve preliminare, peshë shtëpi janë shkatërruar dhe 50 tjera pjesërisht.

Ky qytet gjendet 125 kilometra nga centrali më i madh bërthamor në Evropë, që aktualisht është nën kontrollin e rusëve.

Kievi dhe Moska fajësojnë njëra-tjetrën për granatime përreth centralit që menaxhohet nga Ukrainasit, ku si pasojë janë dëmtuar objektet përreth saj dhe po konsiderohet si kërcënim për një katastrofë tjetër bërthamore.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika