Aeroplani L-410, të cilin ekuipazhi vendosi të kthejë në aeroportin në rajonin Kemerovo, ra në krahun e majtë për shkak të uljes së vështirë.
Moskë/ Të paktën nëntë veta humbën jetën nga përplasja gjatë uljes së një aeroplani në rajonin siberian Kemerovo në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas ngritjes, u paraqit një defekt në një nga motorët e avionit L-410, i cili po transportonte parashutistë, deklaroi Ministria e Situatave të Emergjencës e Rusisë në një deklaratë.
Aeroplani, të cilin ekuipazhi vendosi ta kthejë në aeroportin në rajonin Kemerovo, ra në krahun e majtë për shkak të uljes së vështirë.
Nga gjithsej 24 persona në bord, nëntë prej tyre humbën jetën, duke përfshirë dy pilotë, kurse 15 persona u lënduan.
Në lidhje me rastin janë ngritur hetime.