Të tre anëtarët e ekuipazhit në bordin e helikopterit ushtarak tip Mi-8 humbën jetën.
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në rajonin e Leningradit të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar shërbimin për shtyp të Qarkut të Gardës Kombëtare Veriperëndimore, agjencia shtetërore e lajmeve TASS njoftoi se të tre anëtarët e ekuipazhit në bordin e helikopterit ushtarak të tipit Mi-8 humbën jetën.
TASS tha se në bordin e helikopterit, i cili ishte në një fluturim stërvitor, pas rrëzimit shpërtheu zjarr.