Rusia, si kundërpërgjigje, shpall person ‘non grata’ diplomatin e Maqedonisë së Veriut në Moskë, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, transmeton Kosova Post.
“I ngarkuari me punë i Republikës së Maqedonisë Veriore në Federatën Ruse, Chaushevska-Dimovska, ishte ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse më 10 qershor, të cilës iu dorëzua vendimi, i cili konsideron ‘non grata’ ambasadorin maqedon në Ambasadën në Moskë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse.
Kjo masë nga ana ediplomacisë ruse, vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të palës maqedone e cila në fund të muajit maj, dëboi diplomatin rus nga Maqedonia e Veriut./Kosova Post/