Zëvendësministri i Jashtëm japonez Shigeo Yamada dhe zëvendësministri i Jashtëm rus Igor Morgulov zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat për një marrëveshje paqeje, transmeton Kosova Post.
Japonia dhe Rusia janë zotuar të vazhdojnë negociatat dypalëshe për çështjen e Ishujve Kuril dhe aktivitetet ekonomike në ishuj, shkruan AA.
Zëvendësministri i Jashtëm japonez Shigeo Yamada dhe zëvendësministri i Jashtëm rus Igor Morgulov zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat për një marrëveshje paqeje, në të cilat do të përfshihen çështje e Ishujve Kuril dhe aktivitetet ekonomike në ishuj, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK.
Dy homologët po ashtu u kanë rënë dakord për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht.
Ata gjithashtu kanë ndarë pikëpamjet e vendeve të tyre mbi vizitën e kryeministrit rus Mikhail Mishustin në ishuj javën e kaluar, e cila shkaktoi reagimin e Japonisë.
– Mosmarrëveshja mbi Ishujt Kuril
Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, aneksoi Ishujt Kuril të Japonisë, që shtrihen rreth 1.300 kilometra dhe ndajnë Oqeanin e Paqësorit dhe Detin Ohotsk.
Palët nuk mund të arrijnë rezultat në negociatat për të nënshkruar marrëveshje paqeje për ishujt të cilat Japonia i quan “Rajonet Veriore”.