Ambasada Ruse në Shtetet e Bashkuara stërvitjen ushtarake “Sfida e Arktikut”, e quan provokim, stërvitje kjo e cila i cili filloi të hënën ku po marrin pjesë edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës, transmeton Kosova Post.
“Manovrat ‘Sfida e Arktikut’ me pjesëmarrjen e Forcave Ajrore të SH.B.A.-së në Evropë janë një provokim. Ato nuk kontribuojnë në forcimin e besimit në Evropë. Këto ushtrime nuk janë në përputhje me deklaratat e Uashingtonit se nuk janë përpjekje për krijuar siguri dhe paqe të qëndrueshëm në rajonin e Arktikut,” thuhet në një deklaratë të ambasadës në Twitter.
Kujtojmë me këtë rast se më herët është bërë e ditur se forcat ajrore të Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë kanë filluar të kryejnë një nga stërvitjet më të mëdha me aviacionin luftarak në Evropë, “Sfida e Arktikut”.
Përveç forcave ajrore amerikane, stërvitjet përfshijnë gjithashtu forcat ajrore holandeze, britanike, gjermane dhe daneze, si dhe një avion radar me rreze të gjatë për kontrollin e aviacionit taktik E-3A AWACS NATO.
Më herët, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, theksoi se Shtetet e Bashkuara po rritnin praninë e tyre ushtarake në Arktik.
Sipas tij, situata ushtarako-politike në rajon është e komplikuar nga konkurrenca e vendeve kryesore të botës për qasjen në burime dhe komunikimet e transportit, shkruan sputnik rs.Në këtë drejtim, ai theksoi se Rusia po zhvillon në mënyrë aktive Flotën Veriore në mënyrë që të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe të sigurojë interesat kombëtare./Kosova Post/
❗️ Маневры #ArcticChallenge с участием @HQUSAFEAFAF провокационны. Не способствуют укреплению доверия в Европе. Расходятся с заявлениями Вашингтона о безальтернативности задачи обеспечения устойчивого и мирного развития #АрктическогоРегиона.
— Пос-во России🇷🇺 в США (@RussiaInUSA) June 8, 2021