Kina ka shpenzuar 18.9 miliardë dollarë për blerje të naftës ruse, gazit dhe thëngjillit deri në fund të majit.
Derisa India ka alokuar 5.1 miliardë dollarë për blerje të produkteve të energjisë, në periudhën e njëjtë, raporton Bloomberg.
Kështu Rusia ka arkëtuar 24 miliardë dollarë nga shitja e produkteve të energjisë ndaj Kinës dhe Indisë, në tre muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Sipas New York Agency, kjo tregon se si çmimi i lartë global i energjisë limiton përpjekjet e ShBA-së dhe Evropës për ta ndëshkuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.