Rusia ka zhvilluar një tjetër stërvitje të madhe bërthamore, ndërsa Perëndimi duket i bashkuar për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj.
Një ditë më parë, edhe Gjermania iu bashkua Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke u zotuar të dërgojë disa nga armët e saj më të avancuara.
Në videot e publikuara së fundmi, duken sistemet e lëshimit të raketave, RS-24 Yars, të cilat mund të godasin pothuajse në çdo cep të Tokës. Stërvitja e fundit është kryer në pyjet e rajonit Ivanovo, në perëndim të Moskës.
Në këtë stërvitje, kanë marrë pjesë rreth 1 mijë trupa ushtarake. Ajo u krye vetëm pak orë pasi Joe Biden u shpreh se do të dërgojë raketa të avancuara në Ukrainë.a2cnn.