Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe të përmbahen nga politika e armatimit shtesë të Prishtinës, njoftoi Ambasada e Federatës Ruse në Uashington, transmeton Kosova Post.
“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që të respektojnë në mënyrë rigoroze Rezolutën 1244 dhe të braktisin politikën e furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë”, thuhet në mesazhin e botuar në Twitter nga ambasada ruse.
Ambasada gjithashtu thekson se hapa të tillë provokues minojnë përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe për të rritur tensionet ndëretnike dhe ndërfetare.
Kujtojmë se ditë më parë, Shtetet e Bashkuara dhuruan Forca të Sigurisë së Kosovës automjete të reja të blinduara M-1117, të quajtura “Gardiani”.
Lajmi për dhurimin e automjeteve të blinduara u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes në Prishtinë, dhe ministri i linjës Armend Mehaj vizitoi kazermat në Ferizaj./Kosova Post/
🔻
Призываем США строго соблюдать резолюцию СБ ООН 1⃣2⃣4⃣4⃣. Отказаться от политики накачки Приштины военной техникой и оружием. Подобные шаги подрывают усилия по косовскому урегулированию. Повышают межэтническую и межконфессиональную напряженность.
🔻 pic.twitter.com/gIZEIPptEH— Пос-во России🇷🇺 в США (@RussiaInUSA) June 8, 2021