Nga pranvera, qytetarët rusë do të kenë mundësinë të zgjedhin një vaksinë të tretë antikovid të prodhuar në vend.
Vaksina “CoviVac” mori të shtunën miratimin e autoriteteve shëndetësore, ende pa e ka kaluar fazën e fundit të testimit.
Ajo rekomandohet për personat nga 18 deri 60 vjeç, jo për gratë shtatzëna apo të sëmurët kronikë, dhe mund të ruhet për 6 muaj në kushte normale frigoriferike nga 2 në 8 gradë.
“Sot regjistruam vaksinën e tretë, CoviVac. Është prodhuar nga Qendra Çumakov dhe në mesin e marsit do të ndahen 120 mijë dozat e para për përdorim të brendshëm.”
Kryeministri rus deklaroi se me “CoviVac”-un, Rusia bëhet vendi i parë në botë që realizon tri vaksina kundër koronavirusit në harkun e një viti.
Aktualisht vendi vijon të zhvillojë fushatën e vaksinimit të popullatës me dozat e “Sputnik V” dhe “EpiVacCorona”, të aprovuara në muajin gusht dhe tetorin e kaluar.
Mbi 10 milionë doza të vaksinës “Sputnik V” po përdoren në Rusi dhe në mbi 20 shtete të botës kundër koronavirusit, me një shkallë efikasiteti që vlerësohet se arrin deri 91 për qind.
Vaksinën ruse në Europë e kanë miratuar tani Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Hungaria./oranews