“Kjo është edhe një gënjeshtër tjetër e mediave perëndimore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Moskë/ Rusia ka mohuar raportet e mediave amerikane se këshilltarët ushtarakë rusë kanë marrë pjesë në vrasjet e civilëve dhe plaçkitjet në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ), raporton Anadolu Agency (AA).
“Kjo është edhe një gënjeshtër tjetër e mediave perëndimore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Më herët, e përditshmja amerikane “The New York Times” publikoi një artikull, duke pretenduar se ekspertët e OKB-së kanë përgatitur një raport, duke akuzuar këshilltarët ushtarakë rusë për pjesëmarrje në krime në RAQ.
Dhjetorin e kaluar, Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Moska ka dërguar edhe 300 instruktorë shtesë për të trajnuar ushtarët e RAQ-së në luftën kundër grupeve të armatosura.
Sipas ministrisë, më shumë se 500 instruktorë dhe këshilltarë rusë punojnë legalisht në vendin e Afrikës Qendrore me autorizimin e OKB-së.