Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, dhe tha se planifikon që të kundërpërgjigjet përmes një “liste të ndalimit” për qytetarët amerikanë.
“Duke marr parasysh se si (SHBA-ja) po sillet tani dhe se si ata kanë publikuar të gjitha listat e sanksioneve, mendoj se ne po ashtu do t’i befasojmë ata së shpejti. Po punojmë për këtë gjë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova gjatë një interviste televizive më 5 mars.
Uashingtoni njoftoi më 2 mars se ka sanksionuarshtatë zyrtarë rusë, përfshirë edhe zëvendësshefin e stafit të presidentit rus, Vladimir Putin. SHBA-ja tha se sanksionet vijnë pas përfundimeve të agjencive të inteligjencës amerikane, se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) qëndron prapa helimit të Navalnyt. Helmimi ka ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar.