Rusia njoftoi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të gatshme për garanci sigurie, do të duhet të zbatojë masa ushtarako-teknike, transmeton Kosova Post.
Reagimi i Moskës ndaj përgjigjes së mëparshme të Uashingtonit ndaj ambasadorit amerikan në Moskë, John J. Sullivan, i ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse, për projektmarrëveshjen mes Rusisë dhe SHBA-së për garancitë e sigurisë, është përcjellë në një shkrim prej 11 faqesh.
Në deklaratën që përmban përgjigjen për garancitë e sigurisë që i është dhënë palës amerikane, vihet re se pala amerikane nuk ka dhënë një përgjigje konstruktive për elementët bazë të projektmarrëveshjes.
“Ndërsa rritja e aktivitetit ushtarak të SHBA-së dhe NATO-s pranë kufijve të Rusisë është alarmante, ‘vijat tona të kuqe’ dhe interesat tona kryesore të sigurisë, dhe e drejta sovrane e Rusisë për t’i mbrojtur ato, vazhdojnë të injorohen”, shkruhet në deklaratë.
Gjithashtu shkruhet: “Kërkesat përfundimtare për tërheqjen e trupave nga zona të caktuara në territorin rus dhe kërcënimet me sanksione janë të papranueshme dhe këto kërcënime minojnë shpresat për arritjen e marrëveshjeve reale. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të gatshme të bien dakord për garancitë ligjore të sigurisë sonë, ne do të duhet të zbatojmë masa ushtarako-teknike.”
Duke ri kujtuar se Amerika dhe aleatët e saj kanë njoftuar se Rusia do të pushtojë Ukrainën në nivel zyrtar që nga vjeshta, në deklaratëa thuhet se: “Nuk ka pushtim rus, nuk është planifikuar. Prandaj, pretendimet se “Rusia është përgjegjëse për tensionin” nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të shtypur dhe zhvlerësuar ofertat për garancitë e sigurisë.” Gjithashtu u bë e ditur se për të ulur tensionin rreth Ukrainës, Kievi duhet të zbatojë Marrëveshjet e Minskut dhe në këtë vend nuk duhet të dërgohen armë dhe trajnues. NATO nuk duhet të zhvillojë stërvitje ushtarake me këtë vend.
“Ne këmbëngulim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërheqin të gjitha trupat dhe armët e vendosura në Evropën Juglindore, Evropën Lindore dhe në Baltik” vlerësohet në deklaratë, ku thuhet se priten oferta speciale nga anëtarët e aleancës në mënyrë që NATO të braktisë zgjerimin e mëtejshëm në lindje.
Duke vënë në dukje se SHBA-të nuk iu përgjigjën propozimit për bartjen e armëve bërthamore në rajonet kombëtare, u tha se çështja e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër u vlerësua si çështje prioritare për sa i përket stabilitetit strategjik midis SHBA-së dhe Rusisë.
Në deklaratë bëhet thirrja që “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre duhet të braktisin politikën e kufizimit të Rusisë dhe të marrin masa konkrete praktike për të depërshkallëzimin e situatës politiko-ushtarake.”