Teksa është duke uu përballur me largimin masiv të qytetarëve të ndikuar nga sanksionet e forta ekonomike, Rusia ka mednuar të propagandojë me një video si strategji për të përmirësuar imazhin e vet.
“Koha për t’u vendosur në Rusi”, titullohet video, që është kthyer në objet tallës në rrjet. Në të shfaqen mesazhe, me të cilat Rusia krenohet.
Videon e kanë shpërndarë zyrtarë të ambasadës ruse në Spanjë, ku thuhet se Rusia mund t’i bëjë ballë mijëra sanksioneve.
Në anën tjetër realiteti në këtë vend është krejt ndryshe, atje mungon liria e shprehjes, mediat janë të kontrolluara nga Vladimir Putin, e ata që mendojnë ndryshe brenda natës “zhduken” pa gjurmë.
Në video tentohet të reklamohet kinse “jeta e lirë”, ku energjia elektrike, uji, gazi e femrat e bukura e bëjnë këtë vend të “përkryer” për të jetuar.