Shpërthime të fuqishme janë regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Lviv në Ukrainë, shumë pranë kufirit me Poloninë.
Sipas Kremlinit, ushtria përdori disa raketa me precision të lartë për të shkatërruar disa struktura ushtarake në Zolochiv, shumë pranë qytetit kufitar të Lvivit.
Ndërkohë kryebashkiaku i Bucha, Anatoly Fedoruk, vendi ku ndodhi masakra”, rrëfeu në mediat ndërkombëtare momentet e tmerrit të përjetuara nga sulmi i ushtarëve rusë.
Fedoruk, një video e të cilit, pretendohet si provë nga pala ruse se nuk ka pasur asnjë masakër në Bucha, deklaron se në qytetin e tij janë vrarë të paktën 320 bashkëqytetarë, dhe shton se ka qenë dëshmitar i disa prej ekzekutimeve.
“Ishin tre makina me civilë që përpiqeshin të evakuoheshin në drejtim të Kievit, të cilët u qëlluan brutalisht dhe u vranë. Kishte gjithashtu një grua shtatzënë, burri i së cilës iu bërtiti ushtarëve rusë që të mos e qëllonin. Por ata e vranë brutalisht”, tregon kryebashkiaku i Bucha.a2cnn.