Ushtrimet ushtarake ukrainas-amerikane “Flladi i Detit” në shkallë të gjerë rrisin rrezikun e incidenteve të paqëllimta në Detin e Zi, kështu që Moska po u bën thirrje Uashingtonit dhe aleatëve të saj të heqin dorë nga manovra, njoftoi Ambasada Ruse në Shtetet e Bashkuara, transmeton Kosova Post.
Ushtrimet janë planifikuar për periudhën nga 28 qershori deri më 10 korrik dhe 5,000 ushtarë dhe 32 anije luftarake nga 32 vende do të marrin pjesë në to.
“Ushtrimet në shkallë të gjerë dhe natyrisht karakteri i tyre agresiv nuk janë në përputhje me detyrat reale për qëllimin e sigurisë së rajonit të Detit të Zi,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Ruse në Twitter.
Siç deklaruan diplomatët, “ushtrimet rrisin rrezikun e incidenteve që pa dashje krijojnë një gjendje militare në Kijev”.
“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre të anulojnë stërvitjet ushtarake në Detin e Zi”, tha ambasada, duke kërkuar që problemet në rajon të zgjidhen pa imponimin dhe pa ndihmën e jashtme.
Më parë, përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, deklaroi se NATO do të furnizonte Ukrainën me armë moderne në stërvitjen “Flladi i Detit”, armatim ky i cili pastaj do të transferohej në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe batalionet e nacionalistëve në Donbas, shkruan sputnik. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zaharova gjithashtu deklaroi se NATO po rrit aktivitetin ushtarak në Detin e Zi me shtimin e numrit të stërvitjeve në Detin e Zi, ndërsa shtoi se kjo nuk kontribuon në rregullimin e situatës në Ukrainë./Kosova Post/