Rusia thotë se ka goditur një dërgesë armësh amerikane dhe evropiane në një sulm me raketa pranë rajonit Lviv të Ukrainës, i cili është pranë kufirit polak.
Kremlini konfirmoi gjithashtu një raport të mëparshëm nga separatistët e mbështetur nga Rusia se më shumë se 250 luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit, kishin lënë armët dhe ishin dorëzuar, nga të cilët 51 u plagosën, përcjell Klankosova.tv
Vladimir Putin dhe figura të tjera të larta të Kremlinit kanë shprehur vazhdimisht zemërimin për furnizimin e armëve nga Perëndimi në Ukrainë, duke thënë se autokolonat që dërgojnë armët janë objektiva legjitime ushtarake.