Rusia ka thënë të dielën se e ka testuar me sukses një raketë balistike interkontinentale, me kapacitet për të bartur koka bërthamore.
Testimi i raketës “Bulava”, i pari në vitin e fundit, vjen pasi Rusia e ka ashpërsuar retorikën e saj bërthamore, prej kur e ka revokuar ratifikimin e një traktati që ndalon testimet bërthamore.
Autoritetet ruse kanë thënë se e kanë nisur raketën nënujore prej një lokacioni të panjohur në Detin e Bardhë, drejt një shënjestre mijëra kilometra larg në Gadishullin Kamçatka.
‘Raketa është nisur në kushte normale prej ujit dhe kokat e raketave kanë arritur në zonën e shënejstruar, sipas afateve të përcaktuara”.
Perëndimi e ka akuzuar Moskën për retorikë të pamatur bërthamore, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar këtë javë ligjin që revokon ratifikimin e traktit për testim të armëve bërthamore, veprim që është kritikuar ashpër prej Shteteve të Bashkuara.
Ky traktat i vitit 1996 i ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore, përfshirë të gjitha testimet.
Megjithatë, traktati nuk është zbatuar asnjëherë, sepse disa shtete kryesore – përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kina – nuk e kanë ratifikuar kurrë.