Nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake “Sea Breeze”, NATO do të furnizojë përsëri Ukrainën me armë moderne për nevojat e luftës në Donbas, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov,transmeton Kosova Post.
“Pikërisht nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake, NATO do të dorëzojë armët më moderne, municionet, si dhe pajisjet e tjera që i duhen ushtrisë ukrainase,” paralajmëroi Konashenkov.
Të gjitha ato armë do t’u dërgohen ushtarëve ukrainas dhe anëtarëve të njësive nacionaliste të vendosura në rajonet pranë vijës së kontaktit me Donbas.
Ai gjithashtu vlerësoi se, duke marrë parasysh se manovrat do të kenë një status detar, kufijtë e vërtetë të veprimtarive ushtarake do të shkojnë përtej ujërave territoriale të Ukrainës të Detit të Zi.
Lidhur me këtë, gjenerali rus shtoi se Rusia do të ndjekë me shumë vëmendje se si do të rrjedhin këto manovra,shkruan sputink. Duke folur tutje për stërvitjen, Konashenkov tha se do të praktikohet bashkëpunimi i njësive speciale të kombësive të ndryshme, të cilat do të kryejnë të njëjtën detyrë – një ulje të përbashkët me parashuta, sulme helikopteri, si dhe praktikimin e sulmeve të natës./KosovaPost./