Sa kohë ka Bayern Munchen që nuk fiton në fushën e Leverkusenit

Sa kohë ka Bayern Munchen që nuk fiton në fushën e Leverkusenit

Gjysma e dytë e sezonit 2017-2018 në Bundesligë do të nisë me një përballje tepër të rrezikshme mes Leverkusenit dhe Bayernit të Mynihut.

Sfida, e cila do të zhvillohet në fushën e Leverkusenit “Bayer Arena”, do të jetë tepër e vështirë për skuadrën e Jup Hejnkesit, e cila për herë të fundit ka arritur të fitojë në fushën kundërshtare në vitin 2013, falë golit të Filip Volshaid në minutën e 87- të në datën 16 mars.

Në atë kohë, trajneri i skuadrës së Bayernit, ka qenë gjithashtu Jup Hejnkes, i cili ka humbur tre nga katër përballjet në Leverkusen.

Që prej golit të shënuar nga Toni Kros në 5 tetor të vitit 2013, rekordmenët gjermanë nuk kanë shënuar më asnjë gol në 331 minuta të luajtura ndaj Leverkusenit.

You may also like

Prifti ‘mëkatar’, harxhon gjysmë milioni euro të Kishës në kazino e baste

I fiksuar pas bixhozit dhe lojërave të tjera