Të dielën është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në Komunën e Podujevës, fitues doli Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte në garë me Ekrem Hysenin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gara për Podujevën ishte shumë sfiduese ndërmjet dy kandidatëve që u përballën në balotazh.
Edhe pse në Llap gara ishte shumë e fortë, atje arriti të marrë besimin qytetarë Shpejtim Bulliqi i VV-së i cili mori 1 mijë e 437 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga LDK-ja.
Ai mori gjithsej 20 mijë e 282 vota, ndërkaq Hyseni 18 mijë e 845 vota.