Sabri Hamiti tregon si u ndje kur kuptoi se u gjuajt mbi Enver Malokun

Sabri Hamiti tregon si u ndje kur kuptoi se u gjuajt mbi Enver Malokun

Akademiku, Sabri Hamiti, në Akademinë Përkujtimore me rastin e vdekjes së gazetarit Enver Maloku, ka shpalosur para të gjithëve se si është ndjerë në momentin kur e ka kuptuar së është gjuajtur me armë mbi Malokun.

“Kur ndëgjova që u gjujt me armë mbi Malokun para derës së shtëpisë në Bregun e Diellit, më dol fjala: U zu dielli në breg të diellit për krejt shqiptarinë”, tha Hamiti, derisa ka kërkuar nga organet kompetente që të zbulohet dorasi i kësaj vepre e cila për 20 vite nuk ka mundur të zbardhet.

“Kush e bëri krimin, kush gjuajti mbi Malokun? Edhe pas 20 vitesh thuhet përgjithësisht që nuk dihet për personat. Krimi nuk mund të hetohet, edhe më pak atëherë kur institucionet janë më pak përfaqësuese e kur rrjetat janë të nxenë në politikë. Duhet të zbardhen rastet e tilla”,u shpreh Hamiti, raporton Kosova Post.