Samiti i Sofjes e kthen Listën Serbe në Qeverinë Haradinaj

Samiti i Sofjes e kthen Listën Serbe në Qeverinë Haradinaj

Lista Srpska, ashtu siç edhe nuk kishte dhënë dorëheqje asnjëherë zyrtarisht nga koalicioni qeverisës, pritet që rikthimin e tyre ta bëjnë pas Samitit të Sofjes BE- Ballkani Perëndimor, që nis nga sot e vazhdon edhe më 17 maj.

Gazeta Express merr vesh nga burimet e saj se partia kryesore serbe në Kosovë do të vazhdojë të jetë edhe më tej pjesë e Qeverisë Haradinaj.

Kjo pritet të ndodhë “si një gjest i vullnetit të mirë të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq si dëshmi që Serbia është në favor të bashkëpunimit rajonal”.

Ky subjekt politik serb tha se u tërhoq nga koalicioni me Qeverinë e Ramush Haradinajt, pas arrestimit që iu bë shefit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit.

Gjuriq u vendos nën pranga pasi nuk i respektoi autoritetet e Kosovës, duke hyrë ilegalisht në Mitrovicën e veriut dhe për të mbajtur aty një fjalim.

Arrestimi i tij zgjoi tensione në mes të dyja shteteve. Megjithatë, samiti i shumëpritur i cili po konsiderohet jashtëzakonisht i rëndësishëm duke qenë i pari që nga Samiti i Selanikut i zhvilluar para plot 15 vitesh, do të rezultojë edhe me kthimin e partisë serbe.

Në samitin e Sofjes në Bullgari më 17 maj, pritet të jenë pjesëmarrës edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, në Këshillin e BE-së është konfirmuar të martën se përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së përbashkët që do të miratohet në samitin për Ballkanin perëndimor të enjten në Sofje në Bullgarisë.

Megjithatë, Spanja definitivisht nuk do të marrë pjesë në Samitin e BE-së në Sofje, për shkak të qëndrimit të vendit të tij ndaj Kosovës.

 

You may also like

Forcat amerikane kryejnë ‘aksion’ më të madh të vitit në Somali

Të paktën 60 militantë të organizatës Al-Shabaab u