Lëvizja e të Painkuadruarve ka qenë dhe mbetet një simbol i një pjese liridashëse të botës që është gati të luftojë për pavarësinë, autonominë dhe sovranitetin e saj, dhe jam thellësisht i bindur se do të vazhdojë të luftojë për këto qëllime, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në hapjen e Samitit të Vendeve të Painkuadruarëve i cili po mbahet në Beograd, transmeton Kosova Post
Tutja ka theksuar Vuçiq se ‘Serbia e di se sa e vështirë është ajo luftë. Nga të gjitha luftimet tona, më e dhimbshmja është ajo që synon ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, domethënë zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, falënderoi Presidentin e Azerbajxhanit për fjalimin e tij dhe mirëpriti të gjithë të mbledhurit. Ai tha se paqja globale është baza e bashkëpunimit dhe se, përveç një rishikimi të 60 viteve të fundit të Lëvizjes, synimet për të ardhmen duhet të vendosen në këtë tubim.
“E ardhmja e të barabartëve, ku të njëjtat të drejta vlejnë për të gjithë, është drejtimi në të cilin kjo lëvizje ka shkuar që nga fillimi” deklaroi Vuçiq, shkruan danas. Duke folur për luftën për ruajtjen e standardeve të së drejtës ndërkombëtare, ai theksoi “luftën e Serbisë” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Duke luftuar për integritetin territorial dhe sovranitetin (në lidhje me çështjen e Kosovës), Vuçiq tha se Serbia mbron parimet universale të OKB-së “ Serbia mbron parimet universale të Kombeve të Bashkuara, por edhe disa nga parimet kryesore mbi të cilat bazohet Lëvizja e Paangazhuar. Serbia është e përkushtuar fuqimisht për të gjetur kompromise dhe zgjidhje të qëndrueshme. Dialogu nuk ka alternativë”, tha Vuçiq.sh.o./Kosova Post/