Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka komentuar takimin Biden-Putin në Samitin e mbajtur ditën e djeshme në Gjenevë, transmeton Kosova Post.
Në një intervistë për ”Fox News’’ Trump e cilësoi Samitin si një ditë të mirë për Rusinë kurse SHBA nuk mori asgjë.
“Një ditë e mirë për Rusinë.Unë nuk shoh se çfarë fituam prej saj”.- tha Trump.
Ai gjithashtu deklaroi se Amerika nuk ishte në gjendje të ndalonte “Nord Stream 2”, gjë që, sipas tij, ishte e rëndësishme të bëhej.
Ai tha se Biden ia la skenën Rusisë teksa nuk kërkoi. Po ashtu Trump kujton se me Putinin kishte një marrëdhënie shumë të mirë, por askush nuk e trajton më ashpër seç e trajtonte ai kur ishte President i SHBA.
“Ne nuk morëm asgjë. Ne i dhamë një skenë shumë të madhe Rusisë dhe nuk morëm asgjë. Ne kemi hequr dorë nga diçka që është tepër e vlefshme. Unë ndalova tubacionin, Nord Stream [2], dhe ai tubacion u ndalua. Ajo u kthye dhe asgjë nuk u mor për të. Unë kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin, por askush nuk e trajtoi më ashpër.’’- tha Trump.
Trump gjithashtu thotë se marrëdhëniet ruso-amerikane mund të jenë “të mahnitshme”.
“Ata kanë nevojë për ekonomi, dhe ne kemi nevojë për gjërat që ata kanë. “Ata kanë tokë shumë të vlefshme nga aspekti i burimeve minerale,” deklaroi ish-presidenti amerikan./Kosova Post/