Renato Sanches është lojtar i ri i klubit të madh francez, PSG-së.Kampionët e Francës fituan garën me Milanin duke transferuar Sanches-in.
Mesfushori portugez sërish do të punojë me trajnerin Christophe Galtier, më të cilin ka punuar edhe tek Lille.
Sanches tri vite me parë ishte transferuar nga Bayern Munich tek Lille, dhe tashmë aventura e tij e re do të jetë tek gjiganti francez, PSG.
Kampionët në fuqi të Francës pas transferimit të Vitinho dhe Nordi Mukiele, tashmë zyrtarizojnë edhe blerjen e re, Sanches./rtk