Britania e Madhe, SHBA dhe Kanadaja të hënën vendosen masa të reja ndaj Bjellorusisë, ku hyjnë ndalim për trafikun ajror tregti të derivateve të kaliumit dhe naftës me Bjellorusinë, transmeton Kosova Post.
Pas sanksioneve të reja Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka urdhëruar qeverinë të analizojë dhe vendosë një sërë masash shtesë kundër sanksioneve të vendosura kohët e fundit nga Perëndimi, tha zëdhënësja e Presidentit të Bjellorusisë Natalia Eismont.
“Bjellorusia nuk do të mbetet borxh. Ne do të hakmerremi sa më shumë që të jetë e mundur “, ka thënë Presidenti Lukashenko, citon agjencia BelTa./Kosova Post/