Saranda Krasniqi vulos themelet e vuajtjeve të banorëve të Krushës me këngën ‘Fol moj tokë’

Saranda Krasniqi vulos themelet e vuajtjeve të banorëve të Krushës me këngën ‘Fol moj tokë’

Edhe pas 20 vitesh nga përfundimi i luftës së Kosovës, kohë pas kohë nuk hezitohet që në mënyra të ndryshme artistike të tregohen dhe përkujtohen vuajtjet e qytetarëve të Kosovës nga pushtuesit serbë, shkruan Kosova Post.

Këtë e kanë dëshuar shumë artistë e krijues të artit çoftë përmes shkrimeve, pikturave e këngëve. Së fundi artistja Saranda Krasniqi së bashku me vajzën e saj Sidorela, kanë lancuar një projekt muzikor ku në të cilin pasqyrohen vuajtjet e luftës me theks të veçantë asaj të Krushës, ku mbetën shumë gra pa burra e shumë fëmijë jetim.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

“Jemi te lumtur që me ne fund na u realizua një ëndërr e kahmotshme, nje dëshirë që nuk na u nda për gjat viteve. Ta sjellim në jetë një motiv nga plagët me të rënda te historisë sonë, nje këngë qe i kushtohet të gjithë atyre qe u vranë pa mëshirë nga forcat serbe.Le të jetë kjo këngë, si një testament që mos ta harrojmë kurrë masakrën e Krushës, e ti gjindemi pranë atyre që mbetën pa me të dashurit e tyre. Për ju së shpejti kënga me e re “Fol moj tokë” Muzika dhe orkestrimi: Edi Balili Teksti: Arsim Bunjaku Realizimi i klipit nga: EMF creative Kenduar nga:Saranda dhe Sidorela”