Sarri braktis Hysajn, ia vë syrin një tjetër mbrojtësi nga Serie A

Sarri braktis Hysajn, ia vë syrin një tjetër mbrojtësi nga Serie A

Emri i transferimit të Elseid Hysajt te Chelsea duket se do të marrë fund.

Çmimi i lartë i vendosur nga Napoli, ka bërë që Sarri të shikojë për një mbrojtës të djathtë tjetër.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, blutë e Londrës po shikojnë mundësinë e transferimit të Rogerios, 20-vjeçarit të Sasuolos.

Sarri ka shfaqur interes për talentin dhe duket se i është larguar “pistës” Hysaj.

Megjithatë, në skenë për shqiptarin ka dalë edhe Atletico e Madridit, por gjasat janë që ai të vazhdojë të qëndrojë nën drejtimin e Ancelottit, të paktën deri në fundin e sezonit.