“Për ta falënderuar komandantin e KFOR-it, e kemi njoftuar se nuk ka qenë veprim, por reagim i serbëve ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Edhe mbrëmë kam dëgjuar të panumërta nga presidenti Vuçiq i cili bëri thirrje për paqe…Dua të falënderoj edhe popullin shqiptar (nga diaspora), aksioni nuk kishte për qëllim popullin shqiptar, ata e panë që dje kur ata nuk mund të vizitonin shtëpitë e tyre”, tha Rakiq, raporton Nova.rs.
Ai ka pasur edhe një mesazh për Kurtin duke i thënë shefit të qeverisë që mos t’iu drejtohet serbëve të Kosovës në gjuhën serbe.
“Kurti të mos iu drejtohet serbëve në Kosovë serbisht, sepse mesazhi është i qartë, le të flasë në gjuhën e tij amtare”.
“Unë i them atij se serbët duan Asociacionin,” tha Rakiq, teska theksoi se zgjidhja e vetme është dialogu