Zenun Nimani nga SBASHK-u ka thënë se me kontratën kolektive, orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen.
Ai në një prononcim në RTV Dukagjini ka thënë se SBASHK-u tashmë është duke bërë një planifikim për orët e humbura.
“Jemi duke bërë planifikimin që brenda orëve të rregullta, të fuzionohen njësitet mësimore ku ka mundësi në mënyrë që deri në fund të vitit të arrihet deri diku plan programi mësimor”.
Nimani ka thënë se ka qenë e pritshme një lëvizje taktike e tillë për zëvendësimin e orëve mësimore nga Ministria e Arsimit qysh në ditën kur nuk kanë dalë pagat.
“Pra mundësia është ri planifikimi i orëve mësimore në mënyrë që njësitet e humbura mësimore të barten aty ku ka mundësi dhe të bëhen nga dy, apo gjatë përsëritjeve”.
Zyrtari i SBASHK-ut thotë secili mësimdhënës ka mundësi të zbusë dëmin që është shkaktuar nga greva.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që mësimdhënësit të mbesin pa pagat e shtatorit.
“Ligjin e bën Maliqi. Ligji është bërë si llastiku dhe kush do e interpreton siç ka dëshirë”.
Namani thotë se aktualisht janë mbledhur këshillat e SBASHK-ut dhe sipas tij ata janë kundër zëvendësimit të orëve mësimore.